Futboll Kategoria Superiore Sport

“PATA NJË FILLIM TË VËSHTIRË”/ Mesfushori i Partizanit: Favoritë ndaj Dinamos? Kam besim tek…

Në prag të sfidës së kthimit në Kupën e Shqipërisë kundër Dinamos ka folur dhe Esat Mala. Mesfushori i Partizanit e quajti shumë të rëndësishme këtë sfidë dhe madje nuk nguroi të thoshte që ekipi i tij është favoritë për të kaluar në turin tjetër.

Si e shihni ndeshjen përballë Dinamos?

“Duke marrë parasysh ndeshjen e kaluar si shkoi, ne e vlerësojmë ndeshjen e nesërme. Nëse e kalojmë na jep një motivim shtesë dhe një mundësi që të shkojmë drejt objektivave që kemi dhe  që na janë caktuar gjatë rrugës. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e luftuar nga ana jonë dhe e Dinamos. Shpresoj të jetë ndeshje shumë e bukur dhe shpresoj për fitoren tonë.”

Si e ndjeni veten?

“Kam një rritje në lojë, por mund të them që kam pasur një fillim të vështirë gjatë këtij sezoni. Për arsye personale dhe sportive, por normalisht që ndeshje pas ndeshje tentoj të rritem përherë. Kam marrë vetëbesimin e duhur.”

Pozicioni më i përshtatshëm në fushë

“Varet si e sheh ndeshjen. Në ndeshjen e fundit kam luajtur ë shumë si mesfushor ose sulmues krahu. Megjithatë janë disa pozicione që jam ambientuar dhe nuk e kam problem.”

Ku e sheh veten tënde në fund të sezonit?

“Kam një kontratë me klubin, jam në huazim këtu. Nuk i dihet fundi i sezonit pasi futbolli është i paparashikueshëm. Nuk e di se çfarë të them.”

Favoritë ndaj Dinamos?

“Mendoj që duke parë stërvitjen e ekipit dhe cilësitë që kemi e cilësoj favorit. Kam besim tek grupi dhe çunat që stërviten, tek stafi dhe besoj që do dalim fitues në fund të ndeshjes. Nuk e cilësoj favorit për shkak të dyshimeve që kanë kundërshtarët.”

Deri ku mund të shkojë Partizani?

“Maksimumi që mund të marri është tek ndeshja e radhës. Besoj se ne do luftojmë ndeshjes pas ndeshjes dhe jemi duke bërë mirë. Shpresoj që me një fitore në ditën e nesërme do ndryshojnë shumë gjëra. Besoj që edhe në kampionat dhe në kupë do i shkojmë deri në fund, deri në maksimum.”

Related posts

LUFTËTARI-VLLAZNIA/ E pabesueshme çfarë humbin shkodranët! Qyrani bën mrekullinë (VIDEO)

Delo.autor

PËRFLITET E ARDHMJA TEK INTER/ Skriniar “tërbohet”: Ju budallenj nuk dini asgjë, jeni një…

Delo.autor

Liga Profesioniste, firmosin 10 klubet Jul 22, 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment