Futboll Premier League Sport

PO BËHET VIRALE/ Conte është i shtangur: vrapon të përqafojë një nga lojtarët e tij, por ai e injoron (VIDEO)

Një reagim që la të habitur edhe Antonio Conte. Trajneri italian nuk e priste, pavarësisht entuziazmit dhe euforisë legjitime për fitoren e Tottenhamit ndaj Manchester Cityt. Një episod që mban në qendër të vëmendjes menaxherin e Spurs por këtë herë për arsye të ndryshme nga zhurma e ngritur nga fjalët e tij.

Ish-trajneri i Interit kishte përfunduar në banken e te akuzuarve dhe kritikave për disa intervista në të cilat i dha skuadrës së tij një përqindje shumë të ulët, praktikisht inekzistente (1%), për t’u renditur në katër pozitat e para të Premier League dhe për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve si dhe shprehu mospajtimin për një fushatë transferimesh dobësoi – sipas tij – skuadrën në janar.

Me 3 ndeshjeve për t’u rikuperuar, edhe nëse diferenca nga Manchester United (i katërti) është ende 7 pikë, Tottenham ka ende mundësi të mira për të reduktuar disavantazhin dhe për të provuar te beje permbysjen veçanërisht pas suksesit 2-3 në Etihad Stadium.

Një sukses i ndërtuar mbi avantazhin e Kulusevskit (ish Juve, i cili mbërriti në Londër së bashku me Bentancurin në janar) dhe mbi shtyllën e Harry Kane, i cili në të 95-ën gjen goditjen e “ko” ndaj formacionit te Pep Guardiolës.

Një sukses që pakkush do ta kishte besuar dhe që nxori gëzimin e papërmbajtshëm të Contes. Si zakonisht – u vu re edhe me rastin e eksperiencës së tij në Inter – ai feston shumë ngrohtësisht, duke iu drejtuar lojtarëve dhe duke i shtrënguar në një përqafim të fortë apo duke u shtrënguar me dorë.

Në një video që ka bërë bujë në rrjetet sociale, shohim një detaj që ushqen pyetje si: a po ndodh diçka në prapaskenë, në dhomat e zhveshjes, që nuk ka (ende) zbardhur? A ka ndoshta intolerancë ndaj trajnerit italian?

Për të kuptuar arsyet e këtyre dyshimeve, mjafton t’i hidhni një sy klipit të shkurtër ku shihet si protagonist mesfushori danez Pierre-Emile Hojbjerg, përveç vetë Kontit. Në fund të takimit tekniku i afrohet me krahët hapur por ai bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe i kthen shpinën duke e lënë të shtangur.

Pse e bëri? Sipas tabloidëve, pas këtij qëndrimi mund të fshihen disa mosmarrëveshje që kanë ndodhur javët e fundit, veçanërisht lojtarit nuk do t’i pëlqente trajtimi i rezervuar nga trajneri.

Gjatë ndeshjes kundër Southampton-it ai do të shfaqte pakënaqësi të dukshme ndaj tij derisa e zëvendësoi me Bentancur, në debutimin e tij me Tottenham dhe në ligë, madje me rastin e ndeshjes me Wolverhampton-in do ta kishte shkarkuar.

A mund të jetë vërtet kjo arsyeja për atë gjest të zemëruar? Sipas një versioni tjetër mund të jetë një gjest i pavullnetshëm, aspak i diskutueshëm. Dhe mimika e Contes tregon vetëm një pjesë të së vërtetës.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Sulmuesi Saka dhuron spektakël dhe ndëshkon Tottenham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

I TRETI SHKARKIM PËR SOT/ Luftëtari largon Marantas

F.autor

FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Delo.autor

Leave a Comment