Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Java 21 kthehet në makth për Tiranën, skuadrat e fundit rihapin kampionatin

Ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë Superiore kanë rihapur plotësisht kampionatin në të dy skajet e tabelës. Fitoret e Kastriotit dhe Egnatias kanë bërë që këto dy skuadra të bëjnë lëvizje të rëndësishme në tabelë sa i përket fundit. Ndërsa ndalesa e bardhebluve të Tiranës, sigurisht që i jep një shtysë më shumë ndjekësve në luftën për titull.

Dy ndeshjet e orës 13:45, rezervuan surpriza, teksa fitorja e Laçit 3-0 ndaj Kukësit dhe humbja e Tiranës ndaj Kastriotit, ka ndryshuar ndjeshëm pozitat e skuadrës. Kurbianasit e Mirel Josës tani e shohin veten vetëm 3 pikë larg kryesuesit, ndërkohë që Kastrioti ka lënë fundin, duke parakaluar Skënderbeun. Garë interesante dhe e ethshme si në fund ashtu dhe në krye!

Ndeshja e fundit e javës, ajo mes Teutës dhe Dinamos, ka sjellë edhe largimin ndoshta përfundimtar të durrsakëve nga zona e ftohtë e klasifikimit, pasi ata kanë krijuar një distancë sigurie. Kështu, ata  mund të jenë pak më të qetë se dinamovitët, të cilët vazhdojnë të jenë të zhytur në pozita mjaft të vështira në klasifikim.

JAVA 21
Të shtunën
Egnatia-Skënderbeu 2-0
Partizani-Vllaznia 1-1

Të dielën
Kastrioti-Tirana 2-1
Laçi-Kukësi 3-0
Teuta-Dinamo 1-0

Related posts

Fassone: Ndaj Juves do të luajmë për fitore, Gattuso do të rinvojë…

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Egjipti kërkon shtyrjen e finales së Kupës së Afrikës, ja arsyeja

Delo.autor

Zabaleta për gjeniun Messi: S’di të bëjë asgjë në jetë, përjashto vetëm…

Isa.Autor

Leave a Comment