Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht Alaves në “Bernabeu” dhe vazhdon arratinë në krye

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Alaves me rezultat 3–0 në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte shumë zhgënjyese, ku asnjëra nga skuadrat nuk arritën të krijonin asnjë rast të vetëm.

Në pjesën e dytë Real Madridi filloi të luajë më shumë, duke krijuar edhe raste, siç ishte ai i minutës së 55-të, kur Vinicius Junior gjuan, por portieri Fernando Pacheco ishte në vend.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 63-të, ku Marco Asensio shënoi për 1-0 me një goditje të fuqishme nga distanca.

Mbretërit kishin raste të mira edhe në minutat 76’ dhe 77’, por Dani Carvajal dhe Karim Benzema nuk arritën të shënonin.

Në minutën e 80-të erdhi goli i qetësisë për Realin, kur Benzema pasoi te Vinicius dhe ky i fundit shënoi për 2-0.

Në kohën shtesë Real Madridi fitoi penallti dhe Benzema ishte i saktë për 3-0.

Reali u kthye te fitorja në kampionat, ku me 57 pikë është lider.

Related posts

Performanca e Neymar në Botëror, flet Van Basten: Nuk është një…

Isa.Autor

E PYESIN PËR REALIN/ Mbape lë gjithçka të hapur: Të presim ç’do ndodhë…

Delo.autor

Morata për Ikardin, por dëshira e Spaletit është Naingolan

Sadik.Autor

Leave a Comment