Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT E SUPERIORES/ Java e 20-të sheh përsëri rritjen e numrit të golave, por edhe të kartonëve

Lexoni në vijim statistikat mw interesante të javës së 20 të Kategorisë Superiore të përpiluara nga “Panorama Sport”:

0-Në javën e 20-të tri ishin ekipet që nuk e gjetën rrugën e rrjetës, Dinamo, Egnatia dhe Kastrioti. Ashtu si në javën e shkuar, edhe në të fundit nuk u regjistrua asnjë barazim.

11- Me golin e shënuar ndaj Dinamos, Saliu Guindo i Laçit shkon në kuotën e 11 golave. Së bashku me Seferin e Tiranës bashkëkryesojnë me 11 gola listën e golashënuesve më të mirë të Superiores.

16- Faza e tretë ka nisur me një ritëm të lartë golash të shënuar. Nga 14 në javën e 19-të, 16 u shënuan në javën e 20-të. Me këto 16 gola të shënuar në javën e fundit ka shkuar në 234 në total numri i golave të shënuar në 100 ndeshje të luajtura deri tani në kampionat. Deri tani kemi një mesatare 2.34 gola për ndeshje, ose 11.7 gola për javë.

27- Në javën e 20-të të Superiores gjyqtarët e kanë nxjerrë 25 herë kartonin e verdhë nga xhepi, ku një ka shkuar edhe për trajnerin e Teutës, Renato Arapi, për protesta. Në këtë javë pati rritje të kartonëve të kuq, ku u dhanë tre. Qaqi i Teutës dhe Demiri i Egnatias u ndëshkuan me VAR, ndërsa Prodani i Dinamos është ndëshkuar pas përfundimit të takimit për protesta dhe ofendim ndaj zyrtarëve.

Related posts

ZYRTARE/ Kërkohet në KAS heqja e një titulli kampion të Juventusit për çështjen e plusvalencave

F.autor

Coutinho me shumë klas, driblon futbollistin gjerman

Sadik.Autor

KRIZA E MOURINHOS/ Ja gjashtë PROBLEMET duke filluar nga BLERJET, MBROJTJA dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment