Gossip Sport

TELASHE PËR HERNANDEZ NGA QENI I TIJ/ Reagon partnerja e mbrojtësit të Milan-it: Ligësia e disave nuk ka…

Mbrojtësit të Milanit, Teo Hernandez, i janë hapur shumë probleme pas telasheve qe ka shkaktuar qeni i tij, i cili sulmoi për vdekje një qen tjetër dhe më pas sulmoi pronaren.

Partnerja e francezit, Zoi Kristofoli, ka reaguar menjëherë për këtë ngjarje, e cila nuk i pranon akuzat e hedhura ndaj mbrojtësit dhe duke thënë se kjo histori nuk është treguar ashtu siç duhet.

“Ligësia dhe injoranca e disa njerëzve nuk ka kufij. Ata që na njohin ne e dinë shumë mirë. Tani unë nuk jam mirë. Jam në muajin e tetë të shtatzanisë dhe nuk është e lehtë por po  mundohem të mbahem. Faleminderit atyre që kanë inteligjencë që janë me ne. Edhe ata që na kanë vendosur në këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta. Ne tashmë po i mbajmë të tonat”, ishin fjalët e modeles.

Related posts

E PAPRITUR/ Barça zgjedh numrin e ri 10-të

F.autor

Mediat angleze i kushtojnë vëmendje partneres së Elseid Hysaj (FOTO)

Sadik.Autor

DOLI POZITIV ME COVID/ Cikalleshi: Më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush

Delo.autor

Leave a Comment