Futboll Sport

ZBULON EKIPIN FAVORIT PËR TROFEUN E CHAMPIONS LEAGUE/ Vieri: Nëse luajnë si në ndeshjen e fundit…

Kristian Vieri mendon se ka një skuadër favorite mbi të tjerat për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë edicion, por duhet të përsëritë paraqitjen mbresëlënëse të sfidës së parë me eliminim direkt. Ish-sulmuesi i Italisë është i bindur se PSG është një skuadër favorite jo vetëm nga yjet që ka në përbërje, por edhe nga fakti se tashmë po fillon të dhurojë lojën që pritet nga kjo skuadër.

Parisienët mundën 1-0 Realin në ndeshjen e parë në një sfidë të dominuar dhe sipas Vierit, pikërisht ky është “metri” me të cilin ata duhet të matin paraqitjet e tyre.

“Ndeshja që ata bënë kundër Realit ishte më e bukura e këtij edicioni në Ligën e Kampioneve. Nëse vazhdojnë të luajnë kështu, sipas meje janë ata që do të fitojnë Ligën e Kampioneve”, tha ish-sulmuesi italian.

Related posts

Çmenduri në Amerikë, lojtari shënon gol të pabesueshëm nga 50 metra (VIDEO)

Sadik.Autor

Ktheu Rejnxhërsin kryesues në Skoci/ GREZDA: Krenar, golat do të vijnë në…

Isa.Autor

ËSHTË MESFUSHORI I KOMBËTARES U-19/ Ish-futbollisti i Skënderbeut largohet nga Sportingu, transferohet te skuadra italiane…

Delo.autor

Leave a Comment