Futboll Sport

“DO PËRJASHTOHEN MENJËHERË NËSE…”/ Numri një i futbollit në Itali kërcënon Juventusin

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, këmbëngul se Juventusi do të përjashtohet nga Seria A nëse realizohet projekti i Superligës Evropiane.

Presidenti i Zonjës së Vjetër, Andrea Agnelli është një nga krijuesit e këtij kompeticioni, i cili një vit më parë u nënshkrua nga 12 klube evropiane, por zgjati vetëm 48 orë para se nëntë prej tyre të largoheshin nga Superliga për shkak të presionit të madh të opinionit europian dhe botëror.

Në fund mbetën vetëm Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi, klube që janë ende zyrtarisht të përfshirë në projektin e Superligës dhe njeriu i parë i Zonjës së Vjetër tha në fillim të këtij muaji se ka nënshkruar kontratë me nëntë klube të tjera.

“Kontrata e tyre është vetëm një hipotezë dhe Juventusi do të përjashtohej menjëherë nga Seria A nëse realizohet projekti i Superligës ”, tha Gravina për La Repubblica, duke shtuar:

“Superliga është përgjigja e gabuar për problemin e vërtetë. Edhe klubet italiane Iduhet të mendojë se si të përmirësojë cilësinë e kampionatit dhe ta bëjë atë më tërheqës për tregje në zgjerim si ai arab, ku grumbullon pak për momentin”, u shpreh ndër të tjera Gravina.

Në fund ai shtoi se ka besim të plotë te trajneri italian Robert Mancini në prag të play-off-it të ndeshjeve për Botërorin e Katarit.

Related posts

SUPERSFIDA ME KUKËSIN/ Gega: Te Partizani jam në shtëpi, Hilën e kam llogaritur për…

Isa.Autor

”NUK ISHTE GJEST I BUKUR”/ Del Piero flet për largimin e Cr7 nga stadiumi

Delo.autor

PIQUE NDEZ MERKATON/ Do të ishte bukur nëse do të VINTE ky SUPER LOJTAR

Isa.Autor

Leave a Comment