Futboll Seria A Sport

“DREJTUESIT TË MOS ZVARRISIN ÇËSHTJEN…”/ Legjenda e Bajernit: Mëkat nëse ikën Levandovski

E ardhmja e Robert Levandovskit vazhdon të jetë shqetësuese. Për momentin nuk ka asgjë të re rreth rinovimit të polakut me klubin gjerman, gjë që ka sjellë jo pak turbulenca në skuadër. Sipas medieve gjermane, lojtari është i pakënaqur me situatën e krijuar.

Ish-kapiteni legjendar i skuadrës bavareze, Lotar Mateus, sulmoi ashpër drejtuesit e Bajernit për mënyrën se si po lënë varur sulmuesin më të mirë të Bundesligës.

“Më habiti deklarata e Levës kur u pyet për rinovimin. Si ka mundësi që lojtari më i mirë në skuadër, një nga më të rëndësishmit, nuk e di situatën rreth tij. Në ato momente për pak sa nuk u shurdhova nga fjalët e Robertit”, tha Mateus.

Kush, sipas jush, është fajtor për këtë situatë?
Të gjithë pa përjashtim. Hasan Salihamixhiç, trajneri dhe Oliver Kahn. Nëse kanë synime të tjera bëjnë mirë të na e thonë, por jo ta zvarrisin çështjen kështu. Tifozët e Bajernit meritojnë më shumë respekt, kjo që është duke ndodhur është një injorim për ta dhe për lojtarin. Klubi duhet të dalë me një deklaratë të qartë për sa i përket të ardhmes së lojtarëve që janë drejt përfundimit të kontratës.

Ka ndodhur e njëjta gjë me Zylen?
Përderisa ai vendosi të shkojë në Dortmund do të thotë që situata nuk ka qenë paqësore. Por nëse Leva do të largohej si Niklas, goditja do të jetë edhe më e madhe për klubin.

Çfarë duhet të bëjë Bajerni, sipas jush, për të bindur lojtarin?
Gjithçka, të isha unë drejtues do të bëja gjithçka për t’u ulur me lojtarin dhe për të biseduar rreth kontratës. Leva është golashënuesi më i mirë i kampionatit, edhe në sezonin e kaluar ishte po në këtë pozitë, është absurde që kjo gjë të injorohet. Leva është simboli i kësaj skuadre dhe idhulli i tifozëve.

Mund të ndikojë kjo në ecurinë e sezonit?
Jo, por në atë që vjen po. Kjo pasi ekipi është në shinat e duhura dhe falë profesionalizimit të madh të lojtarëve gjithçka është brenda objektivave. Në kampionat mendoj që titulli është një çështje e zgjidhur, falë dhe gabimeve të Borusias, e cila nuk diti të shfrytëzonte në maksimum ndalesat e Bajernit. Në Champions, bavarezët i kanë të gjitha shanset për të kaluar në turin tjetër dhe pse më pas do të ndeshen me një skuadër më të fortë se austriakët.

Do të ishte Haland i duhuri për bavarezët?
Shikoni, Haland është një lojtar i madh, një talent i padiskutueshëm. Por për të arritur në nivelin e Levandovskit atij i duhet shumë punë. Diferenca është e madhe në moshë ashtu siç janë edhe golat dhe trofetë mes këtyre dy lojtarëve. Në të ardhmen, mund të imagjinoj shumë mirë një Bajern me Halandin, por tani për tani Levandovski është ideal për kampionët.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

“PO PËRMIRËSOHEM PAS DËMTIMIT”/ Mesfushori Vidal zbulon ëndrrën: Kjo gjë më la pa gjumë…

Delo.autor

Kujdes me brazilianen Fernanda Colombo, te nxjerr jashtë loje! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment