Futboll Seria A Sport

KUTINJO NË “RADARËT” E ARSENALIT/ Barcelona kërkon shumën e majme

Kërkesat për mesfushorin e Barcelonës, Filipe Kutinjo, sa vijnë e shtohen nga klubet e Premier Ligës.

Siç bën me dije gazeta katalanase “Sport”, Arsenali po mendon seriozisht të afrojë në skuadër ish-lojtarin e Liverpulit. Për momentin, braziliani është huazuar nga Barcelona tek Aston Vila në Premier.

Klubi nga Birmingemi kërkon të blejë kartonin e lojtarit në verë, por ka hasur dhe konkurrencën e Arsenalit, që gjithashtu është i interesuar për Kutinjon.

Madje, klubi londinez i ka dërguar një kërkesë Barcelonës, në lidhje me shumën që katalanasit kërkojnë për të lënë të lirë brazilianin.

Sipas gazetës “Sport”, Barcelona ka bërë me dije se mund ta lërë të lirë lojtarin vetëm nëse ndonjë klub i ofron të paktën 40 milionë euro.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ ATALANTA-S/ Allegri zbulon problemin: Ka vetëm një gjë për të bërë tani

Delo.autor

GAFA NË BOTËROR QË I KUSHTOI SHTRENJTË/ Portieri: Kishin të gjithë numrin tim, më kërcënuan me jetë

Delo.autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË NË DERBI/ Një ish i Tiranës iu vetofrua Partizanit për stolin

Delo.autor

Leave a Comment