Futboll Seria A Sport

SHUMË YJE MUND TË LARGOHEN NGA BLUTË/ Çelsi projekton Brojën titullar

Çelsi mund të jetë i detyruar që t’u besojë më shumë lojtarëve të akademisë mes pasigurive për të ardhmen.

Në kaosin që ka përfshirë klubin pasi qeveria e ngriu klubin si aset të Roman Abramoviçit me akuzën e lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin, shumë yje pritet të largohen nga “Stamford Bridge”.

Mbrojtësit Sezar Azpilikueta, Antonio Rydiger dhe Andreas Kristensen do të largohen me parametër zero në qershor.

Fituesit e Ligës së Kampioneve nuk do të mund t’i mbajnë dot me financat e ngrira, por edhe me aktivitetin e transferimeve të pezulluar. Çarli Musonda Jr. do të largohet gjithashtu në verë pasi t’i skadojë kontrata.

E njëjta gjë vlen edhe për Saul Niguezin, me klubin që nuk mund të aktivizojë më klauzolën e blerjes së mesfushorit nga Atletiko e Madridit.

Megjithatë, Tomas Tuhel do të ketë mundësi të thërrasë ushtrinë e tij të madhe që është huazuar.

Blutë kanë mbi 20 futbollistë që të janë larguar në formë huazimi, disa prej të cilëve në Angli dhe të tjerët nëpër Europë. Dhe dy prej tyre pritet të promovohen në skuadrën e parë sezonin e ardhshëm, pasi po shkëlqejnë në Premier Ligë.

Njëri është mesfushori Konor Gallager, i cili po lë gjurmë me Kristal Palasin këtë sezon. Tuhel beson se 22-vjeçari është gati për të luajtur për një vend titullari në “Stamford Bridge”.

E njëjta gjë vlen edhe për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar, i cili firmosi verën e shkuar një kontratë 5-vjeçare me blutë, këtë sezon ka shënuar 9 gola me “Shenjtorët”.

Sipas “The Sun”, edhe atij pritet t’i jepet shansi për të treguar veten me skuadrën e parë të Çelsit.

Related posts

PICIERI BEFASON ARGJENTINASIN/ Kryen xhonglime me brumin e picës përballë Messit (VIDEO)

Isa.Autor

“ISHA ME FAT, SEPSE…”/ Hakimi: Largimi nga Reali, jo prej Zidane. Nuk gabova që e lashë Interin kësaj vere

Delo.autor

Juventus, Milan dhe Lazio në garë për firmën e talentit të Flamengo-s

Sadik.Autor

Leave a Comment