Futboll Sport

“DRIDHET” LACIO/ Mançester Junajtid zgjedh titullarin e bardhekaltërve si zëvendësues të Pogbasë

Dueli mes Mançester Junajtidit dhe PSG-së duket se do të jetë i fortë për transferimin e mesfushorit të Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç, këtë verë.

“Djajtë” e duan serbin për të zëvendësuar Pol Pogbanë, i cili pritet të largohet me parametër zero në fund të sezonit.

Ditë më parë “Il Messaggero” shkruante se menaxheri i 27-vjeçarit ishte kthyer në Romë me një ofertë të klubit anglez prej gati 80 milionë eurosh, aq sa kërkon minimalisht edhe presidenti i Lacios, Lotito.

Italianët shpresojnë në një kundërofertë të PSG-së që në vjeshtë ofroi 65 milionë euro.

Related posts

“MBRETI EGJITPIAN” I NDËSHKOI ME GOL/ Futbollistët e Kongos i kërkojnë foto Salah pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

KOKAINA I SHKATËRROI KARRIERËN/ Ish-bomberi italian gati të kthehet në fushë në moshën 47-vjeçare

Delo.autor

VIDEO/ Liverpool në avantazh ndaj Southampton, Firmino autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment