Futboll Sport

INTERESIM I MADH PËR NDESHJEN NDAJ BOLONJËS/ Tifozët e Milanit do të mbushin thuajse plot “San Siro”-n

Tifozët e Milanit kanë filluar të ëndërrojnë për titullin kampion, teksa skuadra kuqezi ndodhet në vendin e parë, tre pikë para Napolit dhe 6 nga Interi i vendit të tretë.

Pauza e kombëtareve nuk e ka ndalur entuziazmin e tifozerisë kuqezi teksa deri tani janë shitur më shumë se 60.000 bileta në “San Siro”, për ndeshjen ndaj Bolonjës, e cila do të zhvillohet të hënën në orën 20:45.

Me kapacitetin maksimal të lejuar nga autoritetet shëndetësore, stadiumi “San Siro” shkon deri në 75.000, dhe sipas mediave italiane kjo shifër mund të arrihet për këtë ndeshje duke parë se një fitore eventuale e “Djallit” do të ishte një hap edhe më shumë drejt titullit kampion që i mungon që nga sezoni i largët, 2010/2011.

Related posts

Chelsea shënon gol ndaj Southamptonit

Sadik.Autor

SHERRI I TRAJENRIT LERDA TEK PARTIZANI/ Ja çfarë nuk shkon dhe ku ka të drejtë tekniku italian

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Diaz, ylli Leao ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment