Futboll Seria A Sport

NUK RINOVOI KONTRATËN/ Titullari kuqezi do të lërë Milanin në fund të sezonit për skuadrën tjetër të Serisë A

Alesio Romanjolit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe pavarësisht se bisedimet e rinovimit nuk janë mbyllur, optimizmi për një akord të ri është në vlera minimale.

Klubi i ofroi një kontratë të re me 3.5 milionë euro në sezon, 1.5 mln më pak sesa rroga aktuale, teksa menaxheri i tij kërkonte të paktën 5 milionë euro për një kontratë të re e cila duhet të ishte minimumi për katër sezone.

Kontaktet patën nisur që në fund të sezonit të kaluar, por në një vit diferencë me sa duket nuk ka pasur asnjë vullnet për të mbyllur gjithçka.

Sipas mediave të ndryshme, thuhet se propozimi nuk i pëlqeu mbrojtësit që me gjasë nuk do të jetë më kuqezi në sezonin e ri.

Sipas “Sportmediaset”, ai mund të shkojë tek ekipi i tij i zemrës, Lacio, nga ku Milani synon të marrë zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për Françesko Açerbin, i cili do të vinte falas.

Për të do të ishte aventura e dytë kuqezi pas asaj të sezonit 2012-2013 kur nuk la asnjë gjurmë.

Sa i përket Romanjolit, aventura e tij milaniste mbyllet pas 7 sezoneve gjatë të cilëve koleksionoi 246 prezenca dhe dhjetë gola.

Mësohet se rroga e tij te Lacio do të jetë pikërisht 3.5 milionë euro, praktikisht shumës që Milani i ka ofruar gjatë gjithë harkut të bisedimeve.

Related posts

ISH “PRINCI” I MILANIT/ Boateng tani një yll Hip Hop-i, publikon këngën e tij (VIDEO)

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Kupa e FSHB-së: Kamza leksion Vllaznisë, Dinamo shumë e fortë për Eagles

Delo.autor

RIHAPET SFIDA/ Arsenali bën ҫmendurin në ndeshjen me Chelsean (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment