Futboll Sport

TURI I FORCËS/ 5 ndeshje në 16 ditë, muaji prill vendimtar për Interin

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë muajin prill me atë fitore në shtëpinë e Juventusit që e lejoi të mbajë gjallë shpresat për titull dhe në sfidën e nesërme ndaj Veronës zikaltrit do të përpiqen për vazhdimësinë që u ka munguar.

Inzagi pritet t’i besojë 11-shes së tij të zakonshme (përveç Lautaros së skualifikuar) për të mos i lënë asgjë në dorë rastësisë, por nisur nga ndeshja pasardhëse do të duhet t’i bëjë mirë llogaritë, sepse sprinti final do të jetë masakrues në nivel energjish, për Interin më shumë se për cilindo tjetër, duke marrë parasysh edhe ndeshjen e prapambetur me Bolonjën.

Shumë sfida – Pas Veronës përballja e radhës është në shtëpinë e Specias, me të cilën do të fillojnë 16 ditë të ethshme për zikaltrit të cilët kanë të programuara 5 ndeshje. Praktikisht, 1 ndeshje çdo 3 ditë, me presionin për të mos gabuar asnjërën dhe për ta zhvendosur trysninë te kundërshtarët e kryesisht te Milani, të cilin kalendari nuk e favorizon.

Pikërisht me kuqezinjtë do të jetë ndeshja tjetër, ajo e gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë, të cilën skuadra e Inzagit do të kërkojë jo vetëm ta fitojë, por ta përdorë edhe si hakmarrje për derbin e 5 shkurtit që e zhyti Interin në krizë.

Brozoviç me shokë do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë me skuadrën e Piolit, por ndërsa do t’u duhet të kthehen përsëri në kampionat, një kundërshtar si Murinjo me Romën e tij nuk është aspak komod, edhe pse ndeshja do të luhet në “San Siro”.

Pas saj vjen radha e rikuperimit të ndeshjes me Bolonjën më 27 prill (gjithmonë nëse Komiteti Olimpik Italian nuk pranon apelin e zikaltërve për një fitore 3-0 në tavolinë) dhe transferta ndaj Udinezes, që do të përmbyllë muajin prill në fund të të cilit të gjithë pritet të kemi një ide më të qartë mbi kampionin e Italisë.

Related posts

NUK HEQIN DORË NGA LUKAKU/ “Djajtë e Kuq” ofrojnë çmim “stratosferik” për zëvendësuesin…

Delo.autor

JEMI NË EURO 2024! Një pikë e artë i siguron Shqipërisë biletën për në Gjermani

F.autor

“KUQEZINJTË” KANË VUAJTUR NË FUSHË”/ Sacchi: Milan u dominua nga Porto. Pioli ka një meritë

Delo.autor

Leave a Comment