Futboll Sport

MILANI NJË BUNKIER NË MBROJTJE/ Kuqezinjtë në provën e zjarrit me Veronën

Në Verona-Milan do të ketë 16,000 tifozë ku qezi që përpiqen ta shtyjnë “Djallin” drejt fitimit të tri pikëve. Një sukses, në fakt, do të kishte një rëndësi thelbësore në rrugën drejt titullit. Pak ditë pas ndeshjes si mysafir në “Bentegodi”, mburret me një ecuri të lakmueshme për sa u përket transfertave.

Në fakt, ekipi i Stefano Piolit ka fituar 40 nga 51 pikët e mundshme deri më tani në ndeshjet e luajtura larg mureve të “San Siro”-s. Ndaj, ka një arsye më tepër për të parë me besim Verona-Milan, sidomos duke menduar gjithashtu që ndeshja e fundit e sezonit, më 22 maj, do të jetë sërish jashtë, kundër Sasuolos.

LARG MILANOS

Mbajtja e këtij ritmi larg shtëpisë, në derbin pikë për pikë me Interin për pushtimin e kampionatit italian, mund të jetë vendimtar për djemtë e Piolit. “Djalli”, nuk ka humbur që nga 17 janari (Milan-Spezia 1-2 në “San Siro”). Në përgjithësi, nuk njeh humbje prej 13 ndeshjesh në Serinë A, teksa disfata e vetme në 100 ditët e fundit është ajo kundër Interit në Kupën e Italisë.

Larg Milanos, kuqezinjtë nuk humbën që nga FiorentinaMilan 4-3 e cila u luajt më 20 nëntor 2021. Ndërkohë, Leao me shokë gjetën fitore të rëndësishme jashtë shtëpisë, si ato ndaj Interit, Lacios dhe Napolit. Sipas statistikave, kuqezinjtë kanë udhëtuar sipas “hartës” së vitit të kaluar kur Milani krenohej me 49 nga 57 pikë transfertash që pati në dispozicion

NË EUROPË

Vetëm Mançester Siti (42 pikë) dhe Real Madrid (41) deri më tani kanë bërë më mirë se Milani i Piolit në transferta me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura (17). Bajerni i Mynihut dhe PSG-ja, për shembull, udhëtojnë me ritëm më të ngadaltë, përkatësisht me 35 dhe 32 pikë larg “Allianz” dhe “Parc des Princes”.

Një tjetër statistikë interesante pak ditë para Verona-Milanit? Askush si nuk shënon më shumë se kuqezinjtë jashtë shtëpisë: 35 gola, një më tepër se Sasuolo, dy më shumë se Interi, Napoli, Juventusi dhe Lacio. Ndërkohë, kuqezinjtë mund të krenohen edhe me repartin e tërhequr.

Me 30 gola të pësuar janë mbrojtja e dytë më e mirë e Serisë A pas Interit që është ndëshkuar vetëm një herë më pak. Kishte që nga sezoni 2011- ’12 kur në krye të ekipit ishte Alegri që Milani nuk kishte të tillë soliditet difensiv, çka bëri milanistët të rrisin dozat e optimizmit për javët e mbetura të kampionatit.

Related posts

“MOMENT QESHARAK”/ Shënoi dhe shkoi të puthte të dashurën, por u bë gazi i botës (VIDEO)

Delo.autor

Antonelli gati “lamtumirën” me Milanin, një “hap” larg skuadrës tjetër Italiane

Q.Autor

ZYRTARE/ Luante me Bledi Shkëmbin, Gavazaj firmos me Feronikelin

Sadik.Autor

Leave a Comment