Futboll Sport

“NUK E DIJA QË MARADONA E KISHTE NJË TROFE SI KY”/ Messi në ajër nga gëzimi: E doja me forcë një gol!

Lionel Mesi u rikthye jashtëtokësor përballë Italisë dhe ishte ai arkitekti i triumfit në Londër, ndonëse golat i realizuan Lautaro, Di Maria dhe Dibala.

Statistikat që konfirmojnë dëshirën, saktësinë dhe agresivitetin e “Pleshtit” mbrëmjen e djeshme ishin 92.1 për qind e saktësisë së pasimeve, një numër kaq i lartë që nuk shihej që prej vitit 2014, në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Iranit, në të cilën shkoi në 92.9 për qind madje.

Numri 10 ishte ai që preku 98 topa; ofroi 4 asiste, por vetëm dy u shfrytëzuan për gol; ai që goditi më shpesh portën rivale (8 tentativa i vetëm, ndërsa Italia në total bëri 7 gjithsej), ndonëse në fund Leo e pranon se një gol i mungoi dhe e meritonte.

“Ishte një finale shumë e bukur dhe jam i lumtur që tifozët e shijuan atë. E dinim se çfarë na duhej që të shpalleshim kampionë, por në disa raste si me Zhorzhinjon për shembull ishim edhe me fat dhe jam i lumtur për këtë.

Trofeu im i dytë? Po, por nuk e dija që edhe Diego Armando Maradona e kishte fituar një si ky më parë. Dhe, pse jo, kjo e bën edhe më të bukur suksesin në këtë finale.

Fantastik me topin në këmbë? Po, pata një ritëm shumë të mirë, por e vërteta është që një gol e doja, pasi e kishim ndeshjen në kontroll, sidomos në pjesën e dytë, ndaj shanset nuk munguan.

Gjithsesi, mjafton edhe kaq për të qenë të gjithë të lumtur, pasi mendoj se ky sukses ndaj Italisë ishte një test pozitiv rreth Kupës së Botës, një simulim i një çerekfinaleje apo gjysmëfinaleje Botërori, pasi realisht Italia ka një grup fantastik futbollistësh”, u shpreh Mesi.

Related posts

GJESTI I RONALDOS PAS ZËVENDËSIMIT/ Trajneri i Portugalisë nxjerr bllof Sarrin: Të gjithë më pyesin për CR7 sepse…

Delo.autor

MERKATOJA E ÇUDITSHME/ “Duam tre lojtarë që kanë luajtur në Champions”, njoftim absurd për të gjetur përforcime

Delo.autor

DEKLARATA E RËNDË MBI MARADONËN/ Mughini: U arratis nga policia, qesharake të emërtosh stadiumin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment