Futboll Sport

PALËT BIEN DAKORD/ Ylli i Realit pranë marrëveshjes 5-vjeçare me madrilenët

Reali i Madridit dhe sulmuesi brazilian, Vinicius Zhunior, kanë zgjidhur dhe ngërçin e fundit që po pengonte rinovimin e kontratës së brazilianit.

Palët po diskutonin për kohëzgjatjen e kontratës së re, me klubin madrilen që kërkonte ta mbante lojtarin deri në vitin 2028 dhe me përfaqësuesin e lojtarit që pretendonte për një kohë më të shkurtër mes vitit 2026 dhe 2027.

Siç bën me dije gazeta “Mundo Deportivo”, palët kanë gjetur mirëkuptimin dhe Vinicius pritet të firmosë deri në vitin 2027 me kampionët e Europës.

Me kontratën e re Vinicius pritet të ketë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, që mund të arrijnë deri në 10 milionë euro në sezon.

Related posts

FLUTUROJNË NË ELBASAN ARENA/ Shqipëria mposht me “POKER” Islandën

Delo.autor

TEUTA-DINAMO/ Pas 11 mintuash lojë, Vila mposht portierin Harizaj (VIDEO)

Delo.autor

REKORDET NDJEKIN RONALDON/ Ylli portugez thyen legjendën Gert Myler, shkruan historinë nga Arabia

F.autor

Leave a Comment