Futboll Sport

POGBA-JUVENTUS ËSHTË E KRYER/ Komshinjtë e francezit tregojnë detajin që “zyrtarizon” firmën

Pol Pogba ka zgjedhur Juventusin si të ardhmen e tij. Ky është lajmi që vjen nga Italia, ku tashmë shohin çdo sinjal të mundshëm si një hap më shumë drejt formës mes palëve që pritet të ndodhë në ditët në vijim, pasi francezi të mbyllë pushimet e tij.

PSG është tërhequr nga gara për lojtarin dhe Juventusi mbetet alternativa më bindëse për lojtarin për një kthim pas 6 vitesh përsëri me ngjyrat bardhezi. Detajet financiare mes palëve janë tashmë të qarta me rrogën prej 7.5 milionë eurosh plus bonuse të rëndësishme, për një marrëveshje trevjeçare.

Zërat qarkullojnë prej kohësh në mediat italiane, për “Corriere Dello Sport”; ka zbuluar “detajin” që praktikisht zyrtarizon marrëveshjen. Komshinjtë e francezit në shtëpinë e tij të vjetër në Torino kanë treguar se kohët e fundit, janë zhvilluar shumë punime në këtë banesë. Por jo vetëm kaq. Pak nga pak, garazhi i banesës është mbushur me makinat luksoze të Pogba, një sinjal i qartë se ai po kthehet të jetojë në Torino, ku tani pritet vetëm prezantimi i tij.

Related posts

E BUJSHME/ Milan mposht Juventusin dhe Interin, shumë pranë marrëveshjes me talentin!

Delo.autor

Pistë e re për Gurin, Gjicit i ofrohen 3 mundësi të reja

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK BOTËRORI “RUSI 2018″/ Skemën e Argjentinës e bënin vetë lojëtarët, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment