Futboll Sport

FIORENTINA TAKON MENAXHERIN SHQIPTAR PËR BAJRAMIN/ Kërkon një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare

Klubi i Fiorentinës nuk ka hequr dorë nga Nedim Bajrami. Vjollcët po shohin me interes zhvillimet e fundit të Empoli, i cili nga një anë nuk dëshiron të heqë dorë nga një lojtar cilësor, por nga ana tjetër ka politikën e klubit që kushdo është në shitje për sa kohë që vjen oferta e duhur.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në ditët e para të javës, drejtuesit e Fiorentinës do të takojnë menaxherin e njohur me origjinë shqiptare, Fali Ramadani, i cili shërben edhe si këshilltar për merkaton e klubit. Një nga emrat që ai menaxhon dhe do të diskutohet në këtë mbledhje, është edhe Bajrami dhe aty do të merret vendimi nëse do të ndiqet fantazisti i përfaqësueses shqiptare dhe do të shpenzohen 10 milionë euro për të, apo jo.

Nga tjetër, fantazisti nuk është i vetmi lojtar i kombëtares shqiptare që ka piketuar Fiorentina. Ndonëse Roma e cilëson të pashitshëm, në klubin e qytetit të Firences shohin ende një dritë shprese për transferimin e Marash Kumbullës, në huazim me të drejtë blerje. Mbrojtësi do të kishte më shumë hapësira aktivizimi të rregullt te Fiorentina dhe kjo është karta me të cilën vjollcët kërkojnë të bindin lojtarin dhe Romën.

Related posts

PAS NJË SEZONI NË HIJE/ Dybala shijon pushimet në SHBA, Allegri urdhëron rinovimin e kontratës

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester United dhe Juventusi arrijnë MARRVESHJEN për mesfushorin francez

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ ASTON VILLA-S/ Reagim prej lideri i Ronaldos: Ky është vetëm fillimi, çdo pikë vlen

Delo.autor

Leave a Comment