Futboll Sport

OPERACIONI “FSHESA”/ 5 lojtarë me “valixhe në duar”, Interi do të kursejë shumën e majme

Interi po lëviz gjithë gurët e tij për të arritur qëndrueshmërinë ekonomike aq shumë të kërkuar dhe për të përcaktuar të paktën një nga pikat e kërkuara nga presidenti Zhang: atë të reduktimit të pagave me 15%.

Një kontribut jo të vogël në këtë drejtim pritet të japin lojtarët që kanë bërë tashmë gati valixhet.

Aleksis Sançez është i pari, pasi rroga e tij i kushton në total 10 milionë euro bruto klubit, që prej kohësh përpiqet ta largojë kilianin, aq sa sulmuesi nuk ka qenë i thirrur në asnjërën prej miqësoreve të Interit gjatë kësaj vere.

Jo vetëm Sançez, por në listë janë edhe Andrea Pinamonti, Lusien Agume, Valentino Lazaro dhe Edi Salsedo, me të katërt që u rëndojnë 10 milionë euro të tjera financave.

20 milionë euro në total nga 5 të padëshiruarit e zikaltërve, një shumë që nëse do t’u shtohet kursimeve nga të larguarit e tjerë mund të jetë një faktor i rëndësishëm në përmbushjen e planit ekonomik.

Interi ka kursyer deri më tani 35 milionë euro nga largimet e kësaj vere, ku impaktin më të madh e ka pasur lamtumira e Arturo Vidalit, pa harruar ato të Perisiçit, Ranokias, Kolarovit, Vesinos, Radusë e Kaisedos.

Nëse do të realizohen të gjitha largimet dhe do të kalohet kuota prej 50 milionë eurosh, drejtuesit mund t’i gëzohen një tjetër suksesi, këtë herë ekonomik.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Goditje dënimi e frikshme nga CR7, Portugalia barazon me Dias (VIDEO)

Delo.autor

500 milionë të shpenzuara nga Guardiola dhe sërish buzë greminës në Champions

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ ATLETICOS/ Allegri: Në ndeshjen e kthimit do të luajmë…

Delo.autor

Leave a Comment