Futboll Sport

PSG-JA I PRANON KËRKESAT E INTERIT/ Gati oferta e majme për yllin e mbrojtjes zikaltër

Milan Shkriniar është pa dyshim një ndër objektivat kryesorë të PSG-së që e di se për të synuar triumfin në Champions League, duhet t’i sigurojë trajnerit të ri Kristof Galtie një skuadër të nivelit të lartë, sidomos në mbrojtje.

skriniar

Francezët po nxitojnë për të bindur Interin, pasi etja për të siguruar qendërmbrojtës në Europë është e madhe, siç po tregon rasti i Matajs de Ligtit dhe frika se sllovaku mund të përfundojë në orbitën e ndonjërit prej konkurrentëve është e madhe.

Thënë këtë në zyrat e zikaltërve pritet brenda fundjavës oferta prej 70 milionë eurosh që do të kënaqë pretendimet e italianëve dhe do t’i japë dritën jeshile transferimit të 27-vjeçarit në Paris.

 

 

Vetë Shkriniar ka dhënë miratimin e tij për këtë operacion, madje ka gjetur edhe akordin me klubin për 5 vitet e ardhshme, gjatë të cilave pritet të përfitojë 7.7 milionë euro në sezon, duke qëndruar tashmë në pritje të marrëveshjes mes klubeve. Deri atëherë ama, mbrojtësi do të kthehet në grumbullim me Interin të dielën

Related posts

NDESHJA ME BRIGHTON/ Guardiola komenton shortin: S’e premtoj dot fitoren…

Delo.autor

TIFOZI SERB OFENDON NË SHQIP/ Shaqiri të q*fsha nënën, por ja çfarë bën “YLLI” shqiptar (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Partizani. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment