Futboll Sport

TIRANA “NGEC” NË “AIR ALBANIA”/ Kampionët e Shqipërisë zhgënjejnë edhe në Conference League

Tirana regjistroi humbjen e tretë në aventurën evropiane të këtij viti. Pas dy humbjeve me Dudelange dhe eliminimit nga Champions League, kampionët e Shqipërisë u mposhtën edhe në ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League dhe janë një hap larg skualifikimit.

Ishin boshnjakët e Zrinjskit ata që fituan 1-0 në “Air Albania”, duke shkuar në avantazh në ndeshjen e kthimit pas një jave. Një ndeshje e interpretuar më mirë nga kampionët e Bosnjës, por që diferencën e bëri një episod në minutën e 12’. Limaj është kundërkohë në zonë dhe shkakton penallti. Nga pika e bardhë Bilbija nuk fal dhe 0-1. Rezultat që do të mbetej në fuqi deri në fund.

Tirana në pjesën e parë nuk arriti të dalë para dhe të rrezikojë portën e miqve, kjo edhe falë presingut të boshnjakëve. Në pjesën e dytë bardheblutë luajtën më mirë, por Zrinnjki ishte më i rrezikshëm në metrat e fundit. Mbyllet 0-1 dhe Tiranës do t’i duhet të bëjë mrekulli në ndeshjen e kthimit.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Sadio Mane optimist: Stambolli është fusha me fat për ne…

Delo.autor

Dhuna në stadiume, shikoni si është “katandisur” lojtari i Kukësit pas fitores

Q.Autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË “EURO”/ Shkëmbi apel lojtarëve: Duam apo s’duam ne, vetëm për…

Delo.autor

Leave a Comment