Futboll Sport

VIDEO/ Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, gol dhe asist me fanellën e Çikagos

Xherdan Shaqiri është shfaqur i papërmbajtshëm mbrëmjen e djeshme me fanellën e Çikago Fajërit teksa ka realizuar gol dhe ka dhuruar një asist në fitoren e skuadrës së tij.

Në ndeshjen ndaj Vankuverit në transfertë Çikago arriti të merrte një sukses 1-3 me sulmuesin me origjinë shqiptare, Shaqirin, i cili fillimisht shënoi në minutën e 13′ duke u ç’markuar nga mbrojtja kundërshtare dhe arriti të realizonte një gol mjaft të bukur dhe më pas dha asistin e golit të tretë në minutën e 90′.

Deri më tani në këtë sezon me fanellën e Çikagos, Shaqiri është aktivizuar në MLS në 18 ndeshje duke realizuar 4 gola dhe duke asistuar 9 herë.

VIDEO

Related posts

NIS BISEDIMET ME AGJENTIN RAIOLA/ Juventus përgatit goditjen e dyfishtë në merkato, por duhen 90 milionë euro

Delo.autor

RIKTHEHET Balotelli: Nuk më lejojnë të kaloj shumë kohë me fëmijët, ligjet duhet të ndryshojnë! Ekipi kombëtar? Dikush nuk më donte aty

F.autor

ÇMIMET E BILETAVE TË KOMBËTARES/ Zyrtari i FSHF-së: Futbolli nuk është për hallexhinj…

Delo.autor

Leave a Comment