Futboll Sport

BAJERNI I MYNIHUT GATI TË MBUSHË ARKAT/ “Lumë” milionash për bavarezët nga sponsori kryesor

Bajerni i Mynihut ka bërë me dije se ka arritur një marrëveshje të re me sponsorin e saj kryesor “Deutsche Telekom” deri në vitin 2027.

Sipas mediave gjermane, në bazë të marrëveshjes së re, “Deutsche Telekom” do t’u paguajë plot 50 milionë euro në sezon gjigantëve të Mynihut.

Mediat gjermane kanë bërë me dije se në bazë të kësaj marrëveshjeje të re, Bajerni do të përfitojë 5 milionë euro më shumë në sezon.

“Deutsche Telekom” është një partner afatgjatë me Bajernin e Mynihut, teksa marrëveshja e parë daton që në vitin 2002 dhe marrëveshja mes palëve është rinovuar tri herë gjatë kësaj periudhe.

Përtej milionave të siguruara nga kjo kompani, benefite pritet të kenë dhe vetë tifozët bavarezë.

Nga vetë kompania e telekomunikacionit bëjnë me dije se eksperienca 20-vjeçare e bashkëpunimit mes tyre dhe Bajernit ka qenë vendimtare në rinovimin e marrëveshjes.

Related posts

Ardi Behari nuk ka shkopin magjik, por: Në fund bëjmë llogaritë

Sadik.Autor

RENDITJA/ Karim Benzema fiton “Topin e Artë” për vitin 2022

F.autor

“KËTË VIT HISTORIA KA PËR TË NDRYSHUAR”/ Tonali: Në ekip kam tre baballarë, mezi pres të luaj në Champions

Delo.autor

Leave a Comment