Futboll Sport

HARROHET DEPAJ/ Juventusi arrin akordin për bomberin polak

Mirë që manovra e mesfushës nuk funksionon, nëse mungojnë Pogba dhe Di Maria që të vënë në lëvizje topin dhe pjesën tjetër të skuadrës, por ndeshja kundër Sampdorias tregoi se në Torino është i nevojshëm edhe një sulmues i lëvizshëm, teknik, që të mund të frymëzojë Vlahoviçin dhe mbi të gjitha të mos i lërë edhe përgjegjësitë e menaxhimit dhe shpërndarjes së topit të gjitha atij.

Prandaj, ditën e djeshme, në “Kontinasa”, trajneri Masimiliano Alegri është mbledhur së bashku me zëvendëspresidentin Pavel Nedved, administratorin Mauricio Arrivabene dhe drejtorin sportiv, Federiko Kerubini, për të diskutuar mbi blerjen e mundshme në sulm.

Dhe nëse të gjitha pistat deri ditën e djeshme të çonin te Memfis Depaj i Barcelonës, që po punon të shkëputet me parametër zero nga katalanasit, duket se “Zonja e Vjetër” është lodhur pikësëpari nga pritja e gjatë dhe së dyti nga rritja e pretendimeve ekonomike të holandezit, i cili ka kaluar nga 5.5 milionë euro plus bonuse, në 7 milionë euro neto në sezon, për tri vitet e ardhshme.

Në qendrën stërvitore dje janë analizuar mes krerëve të ekipit nevojat dhe mundësitë brenda të cilave mund të investohet dhe “lapsi” ka rënë te Arkadiuzh Milik.

Sulmuesi i Marsejës nuk është një emër i ri për torinezët, duke qenë se edhe në periudhën që ai luante te Napoli, mes viteve 2018-2019, ka qenë dy herë pranë Juventusit, por tratativa ka dështuar.

Gjithsesi, tani kohët janë të tjera, polaku është pjesë e Marsejës dhe është gati që të lërë Ligën 1 për t’u rikthyer në Serinë A, pasi edhe akordi mes palëve është biseduar prej kohësh:

3.5 milionë euro në sezon Milikut, ndërsa Marseja ka pranuar huazimin prej 2 milionë eurosh, me të drejtë blerjeje për 8 milionë verën e ardhshme.

Tani pritet vetëm shpejtimi i mbylljes së dokumenteve.

Related posts

SHKËLQEJNË SHQIPTARËT NË KROACI/ Mbrojtësi i Kombëtares më i miri i javës, Uzuni vlerësohet për…

Delo.autor

SKËNDERBEU-TEUTA/ Kallaku shënon me kokë ndaj “Korçarëve” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Milan-Bologna, Borini dyfishon shifrat për “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment