Futboll Sport

“JEMI GATI”/ Tomori sfidon Interin: Nuk duhet të shënojë askush, derbi ka për të qenë… i ashpër

Në derbi do të jetë prezenca e tij e 53-të me fanellën e Milanit në Serinë A dhe e 67-ta në të gjitha kompeticionet. Për të edhe dy gola në total, por duke qenë mbrojtës, përparësitë janë të tjera. Disa prej tyre, Fikajo Tomori, është munduar t’i vërë në dukje gjatë disa deklaratave për “Sportweek”, por versioni integral i intervistës do të publikohet ditën e shtunë.

Përballjet e sezonit të kaluar në derbi kanë qenë të ashpra. Si e prisni të jetë këtë herë?

Është normale që mes dy ekipesh të forta të ketë të tilla ndeshje. Interi ka një skuadër të fortë dhe presim një sfidë të vështirë, siç kanë qenë edhe ato të kampionatit të kaluar. Për të fituar, duhet të zhvillojmë një paraqitje në maksimumin e mundësive tona.

Keni përgatitur një plan për ndeshjen?

Sa herë zbresim në fushë, mundohemi ta bëjmë sa më mirë. Ndaj Udinezes dhe Bolonjës nuk e patëm nisur mirë dhe fituam, ndërsa e kundërta ndodhi me Atalantën e Sasuolon. Jemi gati dhe të fokusuar, ndaj uroj që të dalim nga fusha me tri pikë.

Synoni të mbyllni një tjetër sfidë pa u ndëshkuar?

Këtë dëshirë e kemi të gjithë e jo vetëm unë me Kalulunë apo mbrojtësit e tjerët. Për të mos u ndëshkuar, nevojitet që e gjithë skuadra të zhvillojë në mënyrë të saktë të dyja fazat. Sidoqoftë, nuk do të më vinte keq nëse fitojmë edhe duke pësuar ndonjë gol.

Çfarë ju ka thënë Pioli gjatë këtyre ditëve?

E dimë që Interi ka një ekip të fortë. Ata vrapojnë shumë, ndaj edhe ne duhet të jemi në lartësinë e duhur. Mezi pres të fillojë ndeshja. Uroj të jetë spektakolare, siç kanë qenë përballjet e fundit mes nesh.

Do t’ju duhet të ndaloni Lautaron që po kalon një moment fantastik forme…

Ai është shumë sulmues i fortë, si Lukaku, Xheko apo Korrea. Do të duhet të punojmë në grup për të kufizuar cilindo që do të zbresë në fushë dhe jo vetëm Lautaron. Nevojitet kujdes në duelet një kundër një, pasi mund të ndikojnë shumë në ecurinë e takimit.

Sa shanse ka Milani që të përsëritet në kampionat?

Jemi një skuadër e rritur në cilësi dhe vetëbesim. Për më tepër, na janë bashkuar disa lojtarë të fortë, të cilët mund të na shtyjnë për një tjetër hov cilësor në pjekurinë tonë. Sivjet edhe rivalet janë më të forta, por ne do të mundohemi të shijojmë një tjetër gëzim si ai i majit të këtij viti.

Related posts

ZYRTARE/ Hap përpara në karrierë, Endri Çekiçi prezantohet tek skuadra e re

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton fiton me tre rrota në Silversone, zhgënjen sërish Vettel

Delo.autor

RRËFEN LIDHJEN E VEÇANTË QË KA ME SHOKUN E SKUADRËS/ Neymar: Lumturia ime tek PSG ka ardhur prej këtij lojtari

Delo.autor

Leave a Comment