Futboll Sport

STADIUMI PLOT/ Në Izrael shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Shqipërinë

Shqipëria do të luajë nesër në darke kundër Izraelit. Ky takim është si një finale për të dy Kombëtaret, humbja i nxjerr përfundimisht jashtë lojës për vendin e parë.

Interesi është i madh edhe te Izraeli për ta ndjekur këtë ndeshje, gjë që e tregon numri i biletave të shitura për këtë takim.

Sipas raportimeve të fundit, thuajse të gjitha biletat janë shitur në “Bloomfield Stadium” të Tel Avivit. Deri tani janë shitur 27.000 bileta, ndërsa në orët në vazhdim do të jenë në dizpozicion edhe 240 biletat e fundit për të shkuar në “Sold Out”.

Përsa i përket arbitrimit, kjo sfidë i është besuar kryesorit Donatas Rumsas, i cili ka gjykuar 217 ndeshje gjithsej në karrierën e tij.

Ai vendos drejtësi në kampionatin lituanez prej pak vitesh, por gjithashtu ka arbitruar edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, por edhe në Europa League.

Asistentët e tij do të jenë: Dovidas Suzidelis, Aleksandër Radius dhe Robertas Valikonis. Ndërsa në VAR do të jenë spanjollët Munuera dhe ndihmësasistenti Prieto.

Related posts

Kosova ka Federatë, Vokrri i tregon vendin Serbisë dhe Crvena Zvezdës

Sadik.Autor

“INTER KINEZ”/ Në Azi bëjnë GAFË me himnin. Zikaltrit festojnë me… MILANIN (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Leipzig-PSG. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment