Futboll Sport

“BËRA GJITHÇKA QË MUNDA…”/ Hajdutët i hynë në banesë dhe e grabitën, partnerja e ylli të Milanit: Ishte makth

Zoe Cristofoli, partnerja e mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez, ka falënderuar njerëzit për mbështetjen e tyre pasi u përball me hajdutët që hynë në banesën e tyre.

“Kam vënë jetën në rrezik për të mbrojtur djalin tim”, tha ajo.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës kur Theo Hernandez ishte jashtë me shokët e tij të skuadrës. Ai u tmerrua kur zbuloi se çfarë kishte ndodhur në mungesë të tij në banesë.

zoe3

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të shumta. Faleminderit që shqetësoheni për ne”, ka shkruar Zoe në Instagram.

“Mendoj se kemi kaluar përvojën më të keqe të jetës sonë. Sot ndihemi më mirë. Ishte e tmerrshme sepse ishte e pamundur të kërkoje për ndihmë. Ishte një makth. Si çdo nënë, bëra gjithçka që munda për të mbrojtur djalin tim, madje duke bërë gabimin duke vënë në rrezik jetën time. Por ne jemi këtu sot dhe kjo është e vetmja gjë që ka vërtet rëndësi.

Faleminderit Zotit që të gjithë jemi mirë… Nuk kam menduar për asnjë sekondë për grabitjen, vetëm shpresoj që këta njerëz ta paguajnë për veprimet e tyre të dhunshme”, përfundoi ajo.

zoe10

Zoe Cristofoli ishte në shtëpi me djalin e saj gjashtë muajsh, dadon dhe një kuzhiniere kur banda e grabitësve hyri në banesë.

Ajo u përball me një grup prej katër hajdutësh me kapuç, të cilët e kërcënuan me armë.

zoe

Ata e kapën nga krahu dhe e detyruan t’u tregonte se ku ishte kasaforta përpara se të largoheshin duke marrë me vete sende me vlerë.

Policia italiane po heton me pamjet e kamerave të sigurisë dhe kamerave private rreth pronës së yllit të Milanit.

zoe2zoe4

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma dhe “Zonja e Vjetër” përgatiten për shkëmbimin e talenteve, ja fatet e tyre

Delo.autor

U MBYLL JAVA E KATËRT E SUPERIORES/ Rekord me kartonët e kuq, 3 skuadra nuk gjetën rrjetën. Ja statistikat….

Delo.autor

FLET PËR SYNIMET TIJ NË TË ARDHMEN/ Ancelotti: Napoli ka një projekt fitues, është afër…

Delo.autor

Leave a Comment