Futboll Sport

GODITJE E RËNDË PËR INTERIN/ Romelu Lukaku dëmtohet sërish dhe rrezikon derbin e Italisë me Juventusin

E pabesueshme ajo që po ndodh me Romelu Lukakun!

ROMELU LUKAKU 1

Sulmuesi belg nuk gjen paqe dhe pëson një tjetër dëmtim të rëndë edhe pse u rikthye pas dy muajsh në fushën e blertë duke u aktivizuar në fillim me Viktoria Plzenin në Champions, ku gjeti dhe rrugën e rrjetës dhe me Sampdorian ku u aktivizua për 23 minuta.

Simone Inzagi do të bëjë sërish pa shërbimet e 29-vjeçarit belg, i cili humbet ndeshjen ndaj Bajernit të Mynihut, nesër në mbrëmje, në orën 21:00 në stadiumin “Allianz Arena” për takimin e fundit në fazën e grupeve në Champions, por edhe me shumë mundësi në derbin e Italisë ndaj Juventusit, e programuar të dielën e 6 nëntorit në stadiumin “Allianz” në orën 20:45.

 

 

Sipas mediave italiane, gjendja e Lukakut do të vlerësohet ditë pas dite për të parë mundësinë nëse rrezikon Botërorin e Katarit dhe mbylljen e vitit 2022.

Aktualisht me fanellën e Interit në të gjitha kompeticionet, Romelu Lukaku është aktivizuar gjithsej në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Champions-it, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

Related posts

ËSHTË DJALI I LEGJENDËS SË FORMULA 1/ Mick Schumacher shpalos planet e të ardhmes: Ja çfarë synoj vitin tjetër

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Fitore në frymën e fundit për Llapin, Drita merr kreun. Ja rezultatet e ndeshjeve…

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Trajneri Gega: Jam bashkuar me grupin që të jetoj punën në çdo moment, besoj se

Delo.autor

Leave a Comment