Futboll Sport

GODITJE E RËNDË PËR MILANIN/ Ylli i kampionëve të Italisë mbyll vitin me kuqezinjtë

Goditje e rëndë për Milanin, Majk Menja mbyll vitin 2022 me kuqezinjtë!

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, portieri i kampionëve të Italisë është dëmtuar më rëndë sa mendohej dhe ndeshja e fundit për të me fanellën e Milanit në këtë vit kalendarik 2022 mund të jetë ajo ndaj Napolit, ku milanezët pësuan humbje në stadiumin “San Siro” me rezultatin 1-2.

Sipas medias italiane ajo që bën rrezik aktivizimin më herët të francezit 27-vjeçar është koha dhe kujdesi që e bën të vështirë dhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.

Gjithsesi kombëtarja e Francës mund të shpresojë në një grumbullim të tijin në Botëror, me dakordësinë e mjekëve dhe drejtuesve të Milanit.

Nëse Menja do të udhëtojë drejt Katarit, do të humbasë ndeshjen e parë ndaj Australisë më 22 nëntor dhe nëse gjithçka shkon në favor të tij rikuperimi nga dëmtimi, gardiani transalpin mund të jetë gati në duelin e 26 nëntorit me Danimarkën.

Aktualisht me fanellën e Milanit në Serinë A, Majk Menja është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje.

Related posts

Ky është transferimi i parë ‘bombë’ i Realit në janar

Delo.autor

SKËNDERBEU-KASTRIOTI/ Të dy skuadrat kanë objektiv vetëm fitoren për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Gjithmonë në shërbim të KOMBËTARES, CANA zbulon planet për të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment