Futboll Sport

GODITJE PËR TIRANËN/ Lojtari që u shpall kampion fiton gjyqin dhe merr shumën e majme (PRAPASKENAT)

Elton Kale fiton gjyqin në FIFA me Tiranën për çështje detyrimesh. Lojtari brazilian që luajti dy sezone te Tirana prej kohësh kishte çuar bardheblutë në gjyq.

KALE

“Panorama Sport” zbulon se FIFA ka publikuar vendimin ku lojtari ka fituar 67800 euro, të cilat duhet t’i paguajë klubi i Tiranës (në mos e ka paguar).

NGJARJA – Elton Kale para gjykatës së FIFA-s ka kërkuar 99500 euro si detyrime të prapambetura.

 

 

Në përgjigjen e tij, klubi pranoi se kishte mospagesë të shumave të caktuara për lojtarin, por argumentoi se vetëm shuma prej 17,085 eurosh ishte detyrimi, duke hedhur poshtë kërkesën e Kalesë lidhur me të drejtën e tij për 95500 euro.

Gjykata pasi analizoi me kujdes çështjen në vendi konkludoi se në përputhje me parimin ligjor, “pacta sunt servanda”, lojtari ka të drejtë të marrë një shpërblim të papaguar në shumën prej 67800 eurosh mes rrogave, shpërblimeve dhe bonuseve të ndryshme që kanë qenë në kontratën mes palëve.

Gjithashtu FIFA në vendim u ka lënë kohë bardhebluve 45 ditë për të paguar brazilianin.

Vendimi për Elton Kalenë, vjen pas atij të Agustin Torasës dhe Tim Vairinenit. Juristët e studios që ndjekin çështjen janë të bindur se Tirana do të paguajë edhe gjysmën e vlerës që ka fituar Torasa, Kale e Vairinen në Disiplinën e FIFA-s.

Nga ana tjetër, Tirana ka kërkuar në KAS, Lozanë, pezullimin e dënimit për bllokimin e merkatos për të gjitha çështjet sportive që ka humbur në “dhomën e zgjidhjes së mos marrëveshjeve të FIFA-s”.

BRAZILIANI – Kale luajti dy sezone te Tirana dhe në Superiore shënoi 7 gola me fanellën bardheblu, duke u aktivizuar rreth 3000 minuta.

Në fushë ka qenë 46 ndeshje. Në Kupën e Shqipërisë me fanellën e Tiranës dy gola dhe 5 takime në 250 minuta. Në fund mbi 250 minuta në Europë dhe tri ndeshje në Champions dhe Europa League.

Në fakt, Kale nuk luajti shumë sezonin e dytë, sepse operoi dy herë shpatullën.

Kjo, me sa duket, ishte edhe pika e ndarjes me bardheblutë.

Related posts

“SHPËRTHEN” NDAJ JUVENTUS PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Spikeri i Portos: Mundëm hajdutët dhe derrin Ronaldo

Delo.autor

Sokol Cikalleshi mbetet në Turqi, ja skuadra e re e bomberit shqiptar

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Drita – Dudelange: Shpërthen stadiumi, gjilanasit në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment