Futboll Sport

JASHTË CHAMPIONS-IT/ Por “Zonja e Vjetër” në avantazh për Ligën e Europës. Ja arsyet

Juventusi ka dalë jashtë Ligës së Kampioneve, por ende jo jashtë Europës. Vendi i tretë do t’u garantonte bardhezinjve kalimin në Ligën e Europës dhe aktualisht janë ata që e kanë në dorë atë, kundrejt izraelitëve të Makabi Haifas.

Për t’u ngushëlluar me trofeun e dytë të UEFA-s për nga rëndësia, Juventusi, i cili do të presë në javën e fundit PSG-në, do t’i duhet minimalisht që të bëjë të njëjtin rezultat që Makabi do të bëjë kundër Benfikës, në Haifa.

Përballja direkte mes italianëve dhe izraelitëve është në baraspeshë të plotë (3-3; fitore 3-1 për Juven dhe humbje 2-0 në Izrael, duke kujtuar që goli në fushën kundërshtare nuk vlen më), por ajo çfarë e bën avantazhin te “Zonja e Vjetër” është golavarazhi i përgjithshëm, në të cilin skuadra e Alegrit ka një avantazh prej 6 golash kundrejt rivalëve për vendin e tretë.

Related posts

PROBLEME PËR LEGJENDËN XAVI/ Pas infektimit me Covid-19 vjen edhe gjoba, ja shifra

Delo.autor

Marcelo: Nëse Ronaldo nuk do të ishte i lumtur, nuk do të ishte te Real Madrid

Q.Autor

SADIKU NË VERSIONIN E BOKSIERIT/ “Gardiani” Berisha: Bomber, ke gjetur profesionin që të përshtatet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment