Futboll Sport

PAMJET/ Tragjedi në futboll! Gaz lotsjellës dhe përplasje të dhunshme, shkaktohen 129 viktima nga trazirat

Një përplasje e ndodhur në një ndeshje futbolli indonezian ka shkaktuar 129 viktima duke shkaktuar kështu sipas zyrtarëve vendas një nga katastrofat më të mëdha në stadiume në të gjithë botën.

Capture

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj tifozëve që po përlesheshin me njëri tjetrin, për shkak se Arema FC humbi ndaj rivalëve të përjetshëm Persebaya Surabaya me rezultatin 2-3.

Nga paniku shumë njerëz u larguan duke marr përpara pjesën tjetër që pësuan gjendje të fikët dhe më pas gjendja e tyre u përkeqësua. Stadiumi është kthyer në një zonë lufte për shkak të përplasjeve mes tifozëve dhe policisë.

 

 

Ministri i Sigurisë në vend tha se numri i tifozëve e kalonte kapacitetin e lejuar në stadium me rreth 4000 persona më shumë.

Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë duhet të ndalen derisa të përfundojë një hetim.

Policia më pas hodhi gaz lotsjellës, duke sjellë në një rrëmujë të turmës dhe raste mbytjeje, tha Nico Afinta, shefi i policisë në Java Lindore.

“Ishte bërë anarkike. Ata filluan të sulmojnë oficerët, ata dëmtuan makinat,” tha ai, duke shtuar se dy oficerë policie ishin në mesin e të vrarëve.

Videot në mediat sociale tregojnë tifozët duke u kapur mbi gardhe për të shpëtuar. FIFA, organi drejtues botëror i futbollit, deklaron se asnjë lloj gazi nuk duhet të merret ose përdoret nga policia në ndeshje.

Shoqata e futbollit indonezian (PSSI) tha se kishte nisur një hetim, duke shtuar se incidenti kishte “njollosur futbollin indonezian”.

Dhuna në ndeshjet e futbollit nuk është e re në Indonezi dhe Arema FC dhe Persebaya Surabaya janë rivalë prej kohësh. Tifozëve të Persebaya Surabaya iu ndalua blerja e biletave për ndeshjen për shkak të frikës nga përplasjet.

VIDEO

Related posts

KISHTE INTERESIM NGA INTERI/ Berat Gjimshiti zgjedh se ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij

F.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ylli Rashica drejt largimit, kalon tek skuadra që rrezikon rënien nga Bundesliga

Delo.autor

Reali i Madridit “zapton” Spanjën, nuk ndodhte që prej vitit 2002

Sadik.Autor

Leave a Comment