Futboll Sport

“TOPI I ARTË”/ Gavi talenti i vitit, Courtois portieri më i mirë! Lewandowski golashënues historik

Mesfushori i Brcelonës, Gavi, ka ftuar çmimin “Kopa”, që i jepet lojtarit të ri më të mirë në ceremoninë e “Topit të Artë”.

18-vjeçari spanjoll mposhti rivalë të fortë si Bellingham, Camavinga, Mendes dhe Musiala. Edhe pse për Barcelonën sezoni i fundit nuk ka qenë për t’u mbajtur mend, paraqitjet individuale të Gavit kanë qenë të jashtëzakonshme, sidomos me Spanjën. Ai mbetet i preferuari i trajnerit Luis Enrique te “La Roja”.

Portieri i Real Madrid dhe i kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois fiton trofeun “Lev Yashin”.

Belgu mori trofeun e portierit më të mirë në botë. Duke folur pasi mori trofeun, Courtois u shpreh shumë i lumtur që merr një trofe të tillë.

“Jam shumë i lumtur që marr një trofe të tillë. Ndërsa shtoi se një trofe tjetër i madh për të do ishte Kupa e Botës.”-tha portieri.

Në sezonin 2021-2022 polaku realizoi 50 gola. Lewandowski theu rekordin 49-vjeçar të Gerd Muller duke shënuar 41 gola në një sezon të Bundesliga

“Jam shumë i emocionuar që fitoj këtë trofe. Jam shumë i lumtur pasi e di çfarë kuptimi ka ky trofe. Ishte shumë emocionuese të thyeja rekordin e tij në Bundesliga, pasi nuk e besoja se ai rekord mund të thyhej ndonjëherë. Do doja të falënderoja shokët e mi te Bayern Munich, por edhe te Barcelona sigurisht.”-tha sulmuesi.

Trofeu “Gerd Muller” i jepet sulmuesit më të mirë, që ka shënuar më shumë gola për klubin dhe vendin e tij në një sezon.

Alexia Putellas, futbollistja e Barcelonës ka fituar “Topin e Artë” për femra për të dytën herë radhazi.

Më mira e sezonit 2001-22 i takon vajzave të Barcelonës. Çmimi u dha në ceremoninë e Topit të Artë në Paris.

Manchester City është shpallur klubi i vitit në ceremoninë “Topi i Artë”.

Çmimi vlen për edicionin 2021/2022.

Gjatë edicionit që lam pas, Man. City ka fituar Premier Leaguen.

Sadio Mane është zgjedhur në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Paris si njeriu i popullit. Ai ka fituar “Trofeun Socrates”, në nder të ish-legjendës së Brazilit. Për kontributin për komunitetin dhe bamirësitë e tij, Mane është nderuar me këtë çmim.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu ne mesin e shumë yjeve. Jam përpjekur të bëj diçka për njerëzit e mi dhe t’i përmirësoj gjërat për aq sa kam mundësi”, ka thënë Mane.

Related posts

SFIDA NDAJ KUKËSIT NË “AIR ALBANIA”/ Klubi i Partizanit me njoftim për tifozët, ja sa kushton një biletë…

Delo.autor

PARA “EL CLASICOS”/ Valverde rikuperon një nga shtyllat e ekipit

Delo.autor

DUELE PËR TITULL, EUROPË DHE MBIJETESË/ Sot Kategoria Superiore është “zjarr”

Delo.autor

Leave a Comment