Futboll Sport

ZYRTARE/ Dikur ishte shok reparti me Lorik Canën, ish-mbrojtësi i Lacios transferohet te ekipi amator i… Romës

Modibo Diakite është transferuar te skuadra amatore e kryeqytetit, Roma Siti, e cila militon në Grupin F të Serisë D italiane.

Mbrojtësi francez më parë është aktivizuar me Lacion ku ka qenë edhe shok reparti me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Një transferim surprizë ky i 35-vjeçarit teksa la ekipin e Ternanës në Serinë B për të kaluar në futbollin amator italian.

Diakite prej 7 vitesh veshi fanellën e Lacios, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Peskarën, Fiorentinën, Sandërlendin, Deportivo La Korunja, Kaljari, Frozinone, Sampdoria dhe Bari.

Related posts

RRËFEN “PERANDORI” I FUTBOLLIT/ Adriano: Morattën e kisha si baba, refuzova…

Delo.autor

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Reagon FSHF: Kamza të dënohet ekstremisht!

F.autor

LIVE/ Liverpool-Hudderfield, “Të Kuqtë” nuk dinë të ndalen falë Mane

Delo.autor

Leave a Comment