Futboll Sport

“BOMBA” E MERKATOS/ Në skadencë me Çelsin, Interi dhe Juventusi në garë për kampionin e Botës

Interi dhe Juventusi në garë për të fituar shërbimet e Ngolo Kantesë në muajin janar!

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “La Repubblica”, kampioni i Botës me Francën në vitin 2018 do t’i skadojë kontrata në fundin e sezonit, por Çelsi nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero dhe klubi londinez është i gatshëm të ulet në tavolinë për një shifër jo më të ulët se 20 milionë euro.

31-vjeçari dëshiron të nisë një aventurë të re larg Premier Ligës dhe opsioni i Serisë A me dy gjigantët italianë do të ishte perfekte për mesfushorin transalpin.

Aktualisht gjatë këtij sezoni, Ngolo Kante është aktivizuar shumë pak për shkak dëmtimi, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje në Premier Ligë, duke mos shënuar dhe asistuar.

Related posts

“ME VJEN KEQ PËR TIFOZËT E INTER, POR…”/ Tuchel: Do të më pëlqente të punoja në Itali

Delo.autor

KOSOVË-SPANJË/ Mbrojtësi Hadërgjonaj: Nëse s’besonim për pikë, nuk do të luanim

Delo.autor

Besnikëri e përjetshme apo lamtumirë, mesazhi i Benzema bën Napolin të ëndërrojë

Sadik.Autor

Leave a Comment