Futboll Sport

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Broja në verë te Milani, do të zëvendësojë Ibrahimoviçin

Versioni “online” i “La Gazzetta dello Sport”, duke folur për merkaton e Milanit, është fokusuar tek emri i Armando Brojës, i lindur në vitin 2001, qendërsulmues shqiptar në pronësi të Çelsit.

Në fakt, për kuqezinjtë, 21-vjeçari përfaqëson një nga mundësitë për sulmin e skuadrës së StefanoPiolit në funksion të sezonit 2023-2024. Kjo sepse në verë Milani do të blejë patjetër një sulmues qendror.

Në fakt, OlivieZhiru do të mbushë 37 vjeç, teksa vazhdojnë dyshimet për Zlatan Ibrahimoviçin, të lidhura, para së gjithash, nëse ai do të vijojë apo jo karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe, së dyti, me kushtet e tij fizike.

zhiru ibra

Edhe Origi nuk po jep sinjale pozitive pasi ka koleksionuar vetëm 14 prezenca e shumica si zëvendësues sepse ka qenë vazhdimisht në infermieri për shkak të problemeve të ndryshme të natyrës muskulore.

DËMTIMI – Duhet thënë se Broja këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë gjatë miqësoressë fundit midis Çelsit dhe Aston Vilës dhe, për rrjedhojë, tashmë e ka mbyllur sezonin.

Operacioni Broja-Milan, pra, do të duhet të rivlerësohet kur lojtari të jetë rikuperuar plotësisht. Shqiptari, “ish” i Sauthamptonit dhe Viteses, e mbylli sezonin me një gol dhe një asist në 18 prezenca në total, teksa për kuqezinjtë do të përfaqësonte një bast me mundësi të lartë suksesi pasi bëhet fjalë për një të ri e me shumë perspektivë.

KOSTOJA – Dëmtimi, në mënyrë të pashmangshme, e ka ulur vlerën e kartonit të Brojës. Nëse deri pak javë më parë Çelsi nuk e lëshonte pa 40 milionë euro, shuma në këto momente është më e ulët se gjysma.

Formula e transferimit do të ishte ajo e huazimit me të drejtë blerjeje, teksa shqiptari do të duhej të kënaqej me të paktën 1.2-1.5 milionë euro, shumë që do të rritej në varësi të cilësisë së paraqitjeve.

Kjo pagë, sidoqoftë, do të ishte shumë më e ulët se 5 milionë euro (bruto) që futbollisti merr në Angli e çka e bën lojtarin shqiptar më të paguar në qarkullim.

Related posts

Brazil-Serbi/ FIFA zgjedh mesfushorin e “seleçaos” lojtarin e ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

ZBULOHET PLANI TRONDITËS/ Vdekja e legjendës Maradona, komplot për t’i zhvatur pasurinë. Ja detajet…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Martini: Kemi pësuar gola sa gjysma e kampionatit të kaluar. Gabuam të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment