Futboll Sport

REKORD I RI GOLASH PËR KOMBËTAREN/ 36-vjeçari Zhiru nuk ka “të ngopur”: Duam Kupën e Botës

Një tjetër gol që e përf shin edhe më shumë në historinë e golashënuesve francezë në kombëtare, por sidomos që vlen për kalimin në gjysmëfinalet e Botërorit ku të mërkurën “Gjelat” do të përballen me Marokun. Olivie Zhiru shijon momentin dhe nuk mendon për asgjë tjetër përveç ndeshjes së radhës, siç e dëshmoi edhe në konferencë për shtyp.

Ndaj Polonisë thyet rekordin e golave në kombëtare, ndërsa me atë kundër Anglisë çuat ekipin në gjysmëfinale. Cili ju emocionon më tepër?

Parakalimi i Henrisë ishte një lehtësim i madh, ndërsa goli ndaj Anglisë m’u duk edhe më i bukur. Kisha një rast edhe më parë pas pasimit të Dembelesë, por ia bëra të lehtë ndërhyrjen Pikfordit. Sidoqoftë, e ndieja që do të kisha një tjetër rast më pas. Besova te Grizmani dhe ndoqa atë krosim që më lejoi të përjetoja një emocion të papërshkrueshëm.

Çfarë ngjashmërish ka mes Botërorit të 2018-ës dhe atij aktual?

Ndeshja me Anglinë më kujtonte atë me Belgjikën në vitin 2018, ku pas zhbllokimit të rezultatit, të gjithë ndihmuam njëritjetrin. Skenari ndaj Anglisë ishte pak më ndryshe, sepse ata na barazuan dhe shtynë, por ne e dimë çfarë mund të bëjmë.

Ku mund të bënte më tepër kjo Francë?

Mund të jemi shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të jetë efektive në të dyja fazat. Ne u kualifikuam sepse shfrytëzuam rastet tona me sukses, por edhe sepse Kejn nuk e ekzekutoi penalltinë e tij siç duhej.

Si është atmosfera në skuadër?

Fantastike. Në dhomat e zhveshjes ishte ende kënga jonë(Gala – Freed from desire). Dikush këndonte e të tjerë po kërcenin. Pasi erdhi ministri, edhe presidenti (i Federatës) që na uruan, erdhën për të na vizituar Klod Makelele dhe Lilian Turam. U mblodhën disa breza që komunikonin së bashku. Ishin momente shumë të bukura dhe emocionuese.

Related posts

David Silva rrëfen historinë e vështirë, si fëmija i tij luftoi 5 muaj në spital me vdekjen

Sadik.Autor

Portier të ri tek Reali? Ja çfarë thotë Zidane

Q.Autor

SPEKTAKOLAR/ Shikoni Supergolin e talentit ANGLEZ në fitoren me “pesë yje” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment