Futboll Sport

LIVERPULI NË ALARM/ Van Dajk rrezikon të mungojë disa javë

Liverpuli ka marrë një goditje të rëndë, ndërsa është paralajmëruar se dëmtimi i Virxhil van Dajkut kundër Brentfordit rrezikon të jetë më i rëndë sesa u parashikua fillimisht. Qendërmbrojtësi holandez pësoi një tërheqje muskulore në humbjen 3-1 kundër Brentfordit të hënën në Premier Ligë.

Fillimisht nuk u mendua për një problem serioz, por tani ekziston rreziku se holandezi mund të qëndrojë për disa javë larg fushës. Trajneri Jyrgen Klop është duke pritur i shqetësuar rezultatet e skanerit. Van Dajk luajti vetëm 45 minuta në “Gtech Community Stadium” përpara se të zëvendësohej pas pushimit.

Ndeshjet që ai rrezikon të mungojë nisin që në Kupën FA kundër Uolvesit më 7 janar, për të vijuar në Premier Ligë kundër Brajtonit më 14 janar, Çelsit më 21 janar dhe Uolvesit më 4 shkurt.

Pas ndeshjes trajneri gjerman tha: “Virxhil ndjeu pak muskulin, por tha se ishte në rregull. Unë nuk doja të rrezikoja. Doktorët dukeshin goxha të kënaqur kur unë thashë se nuk doja të rrezikoja. Nuk është një dëmtim. Ai thjesht ndjeu lodhjen”.

Related posts

KËRKOJNË SURPRIZËN NË HUNGARI/ Kukësi në sulm për fitore ndaj Debrecen

Delo.autor

BENFICA HUMBET DI-MARIA PËR SFIDËN NDAJ BARÇËS/ Por Bruno Lage beson: Kemi treguar se dimë të fitojmë jashtë fushe

F.autor

KAMPION I MADH/ A do të luajë MESSI ndaj INTERIT? Shikoni çfarë bën ai në stërvitje…

Isa.Autor

Leave a Comment