Futboll Sport

U SHPALL “LOJTARI I NDESHJES” NË KUPË/ Asllani pritet titullar dhe në kampionat krah Çalhanoglusë

Ashtu siç paralajmëroi Simone Inzagi, Interi pret të zbresë sot në fushë me formacionin më të mirë të tij dhe sinjalet pozitive mbi rikuperimin e Hakan Çalhanoglusë do t’ia lehtësojnë edhe më shumë zgjedhjet trajnerit zikaltër.

Turku pritet të marrë vendin e tij në regji në mungesë të Brozoviçit, edhe pse nuk përjashtohet fakti që ky pozicion t’i besohet Kristjan Asllanit, me Çalhan që do të merrte rolin e tij natyral krah Mikhitarianit. Pavarësisht pozicionimit, kjo do të jetë treshja e mesfushës zikaltër, që në krahë do të shoqërohen nga Darmian e Dimarko, ndërkohë që sulmi do të udhëhiqet nga Lautaro e Xheko.

Pak dyshime për Inzagin në prapavijë, aty ku do të rikthehet Açerbi titullar në qendër krah Bastonit e Shkriniarit, pasi italiani e nisi nga stoli në Kupën e Italisë ku vendin e tij e kishte marrë De Vraj. Njëkohësisht stërvitja e djeshme përjashtoi që Lukaku apo Brozoviç të jenë gati për t’iu bashkuar ekipit, me Barelën që mund të jetë në stol, ndërkohë që të gjithë synojnë të rikuperohen për Superkupën e së mërkurës.

 

Related posts

Çmenduri në Paris, zbulohet çmimi marramendës i biletave për ndeshjen me Real Madridin

Delo.autor

Skualifikohet padrejtësisht, Senad Gashi tenton vetëgjyqësinë në ring

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ ANGLIA do të presë ZVICRËN për të shmangur “krizën”

Isa.Autor

Leave a Comment