Futboll Sport

VENDIM I PAPRITUR/ Mesfushori i Barcelonës është gati të braktisë katalanasit, duke acaruar klubin

Situata e Frenki de Jong në radhët e Barcelonës ka marrë një kthesë të papritur. Katalanasit provuan në çdo mënyrë të largonin futbollistin në verë por nuk ia dolën, teksa e kthyen si titullar. Por tani është lojtari i cili dëshiron të largohet në mënyrën e tij, duke inatosur jo pak drejtuesit e spanjollëve.

De Jong u kthye në një të padëshiruar te Barcelona e cila në fakt tentoi ta shiste te Mançester Junajtid për të zgjidhur telashet financiare që kishte. Telashe të cilat në një mënyrë apo në tjetrën arriti t’i kalonte përkohësisht e si pasojë, ktheu De Jong në një element të rëndësishëm për skemat e Çavit.

Por sipas portalit të njohur spanjoll “Fchajes”, holandezi ka ndërruar mendje dhe raportohet se i ka komunikuar Erik Ten Hag se është gati t’i bashkohet Mançester Junajtid. Në një telefonatë të bërë së fundmi mes mesfushorit dhe trajnerit të “djajve të kuq”, është diskutuar edhe ideja e transferimit të tij në Angli, në mos në janar, në verën e ardhshme.

Kjo ka acaruar jo pak klubin e Barcelonës që tashmë nuk e ka aq urgjente shitjen e De Jong dhe nëse lojtari ka një destinacion të qartë në mendje, do ta ketë më të vështirë të sigurojë të ardhurat që kërkon nga kartoni i tij. Ndaj pritet të ketë një takim mes palëve këto ditë për të qartësuar gjithçka dhe për të përcaktuar të ardhmen e mesfushorit i cili është kthyer prej disa muajsh në një nga telashet e madha në klub.

Related posts

​KAPITENI I KOMBËTARES/ Dzeko e rrëfen historinë e tij të dhimbshme për luftën në Bosnje

Isa.Autor

Nuk mbarojnë vlerësimet për Taren, tani ish-interisti ka dy fjalë për shqiptarin

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KATAR/ Shënon mes kundërshtarëve të përgjumur, ish-sulmuesi i Laçit ndëshkon skuadrës Xavit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment