Kohët e fundit është diskutuar më tepër për shkak se argjentinasit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Sipas të përditshmes sportive Sport, një media shumë pranë klubit blaugrana, kjo është e pamundur pasi shkruajnë se ai do të rinovojë kontratën me klubin parizien.

“Zhurmë, zëra, spekulime. Mesi nuk do të rikthehet. Lojtari më i mirë i historisë po mendon vetëm për të rinovuar kontratën me PSG-në. Palët do të ulen sërish në tavolinë këto ditë për të diskutuar detajet e rinovimit, nuk ka asnjë kontakt mes tij dhe Barcelonës”, shkruan ndër të tjera Sport.