Futboll Sport

“TËRBOHET” JUVE/ Shtyllat dhe arbitri e ndalin në E.League: Nuk ishte kjo penallti?

Europa League shihet si shpëtim për Juven këtë sezon, një shans i artë për të fituar një trofe, por mbi të gjitha për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, por të gjithë parashikimet nisin të ndërlikohen që në sfidën e parë të fazës playoff. “Zonja e Vjetër” ndalet në një barazim 1-1 në ‘Stadium’ përballë Nantes, një ndeshje ku bardhezinjtë ishin të pafat, u ndalën te shtyllat, ndërsa në fund shpërthyen ndaj gjyqtarit të takimit, për një rast të pastër për moviole.

Gjithçka dukej se po shkonte sipas rrjedhës logjike me torinezët që kaluan në avantazh. Vlahovic mori në zonë një asist perfekt nga Di Maria me “bomberi” serb që nuk shpërdoroi duke e dërguar topin në rrjetë. Goli vuri në gjumë ekipin e Allegrit ndërsa Nantes i ndëshkoi me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 60-të duke barazuar shifrat. Fati nuk ishte me Juven, ku fillimisht Chiesa e më pas Di Maria u ndalën te shtyllat.

Në fund, në minutën e 95-të, gjyqtari i takimit u thirr nga VAR për një prekje të topin me dorë në zonë, në favor të Juves, por arbitri gjeti një faull në sulm, duke bërë që sfida e parë të përfundoi në barazim 1-1. Pavarësisht se mllefi i tifozëve ishte i madh, për rezultatin, por mbi të gjitha për mos akordimin e një penalltie në fund, Allegri nuk preferoi të bënte moviolë, por theksoi se ekipi i tij mund të bënte më mirë teknikisht në këtë sfidë.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga Allegri, mediat italiane nuk e kanë pritur mirë këtë barazim të Juves. “Tërbimi i Juves”, shkruan La Gazzetta, ndërsa Tuttosport shtron pyetjen: A nuk ishte penallti?

Related posts

TRONDITET MILANI/ Gattusos tani i duhet MREKULLIA, i dëmtohet LOJTARI MË I MIRË

Isa.Autor

“KJO ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Polemikat për penalltinë, në Spanjë i japin të drejtë Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Belgjikë-Itali si një finale, Zvicra kërkon historinë ndaj Spanjës

Delo.autor

Leave a Comment