Futboll Sport

DITA E JORGJIT NË EUROPË/ Gjyqtarët shqiptarë do të vendosin drejtësi për Fiorentina-Sivaspor

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për gjyqtarët shqiptarë pasi do të arbitrojnë në Europë, duelin Fiorentina-Sivaspor në Ligën e Konferencës.

UEFA ia ka besuar shqiptarëve këtë takim në fazën e 1/8-ave, ku Enea Jorgji do të jetë kryesori.

Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Sa i përket VAR-it, Jorgji do të asistohet nga dy gjyqtarë portugezë.

Kjo është një mundësi e artë për arbitrat shqiptarë për të treguar profesionalizmin dhe aftësitë e tyre, pse jo edhe në të ardhmen të drejtojnë duele më të forta.

Related posts

PSG I VENDOS ÇMIM NEYMARIT/ As Barça dhe asnjë klub tjetër si afrohen shifrës për brazilianin

F.autor

Valencia-Barcelona/ Coutinho shënon golin e parë me katalanasit

Q.Autor

DEKLARATA TRONDITËSE/ Ish-trajneri: Më VJEN KEQ që ia DHUROVA titullin JUVES në vitin…

Isa.Autor

Leave a Comment