Futboll Sport

LAJMI I VITIT NGA SPANJA/ Mbappe pranon të bëhet “galaktiku” i “Los Blancos”

Telenovela Mbappe duket se do të përfundojë duke veshur fanellën e “Los Blancos”.

Media e njohur spanjolle “AS” raporton se sulmuesi francez i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të PSG-së se merkatoja e verës së vitit 2024 do ta shohë atë larg Parisit, duke pranuar të transferohet te Real Madrid.

Kapiteni i Francës ka arritur në këtë përfundim duke parë edhe më ftohtë situatën e klubit të tij aktual, ku në kaq sezone, me një ekip të ndërtuar pothuajse nga e para çdo sezon me shumë yje të futbollit, ku kohët e fundit spikat më shumë duke marrë parasysh se bashke me Mbappe është edhe Messi, Neymar, Ramos apo Hakimi, nuk ka fituar ende trofeun më të rëndësishëm, atë të Champions League.

Për të kuptuar më mirë nëse ky tranmsferim i madh do të ndodhë, duhet pritur merkatoja e verës së 2024. Francezi është i bindur për këtë hap të madh në karrierën e tij futbollistike. Kontrata e tij me skuadrën franceze është deri në vitin 2025 në rast se ata fitonin Champions League. Por faktet flasin ndryshe, pasi PSG u eliminua në fazën e 1/16 këtë sezon nga Bayern Munich.

Mbappe ka pritshmëri të mëdhaja në karrierë, ku i mungon Topi i Arte dhe trofeu i Champions League./

Related posts

HUMBJA NDAJ ASTON VILLA-S/ Reagim prej lideri i Ronaldos: Ky është vetëm fillimi, çdo pikë vlen

Delo.autor

Chelsea e Man. City projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato

Q.Autor

PIRLO DEMORALIZON JUVENTINËT: Më vjen mirë për bardhezinjtë, por në Champions…

Isa.Autor

Leave a Comment