Futboll Sport

NDODH ÇUDIA/ Pula e pjekur vë në vështirësi kombëtaren e Holandës

Rikthimi i Ronald Koeman si trajner i Holandës, në ndeshjen kundër Francës, duket se do të jetë me shumë probleme.

Sipas Federatës së Futbollit të Holandës, 5 lojtarë janë larguar nga grumbullimi për shkak të një virusi që i preku pasi hëngrën pulë të pjekur. Bëhet fjalë për Sven Botman, Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen.

Mediat holandeze thonë se helmimi i së mërkurës nuk i lejon që të luajnë ndaj nënkampionëve të botës.

Menjëherë, Ronald Koeman vendosi që të thërrasë 3 futbollistë të tjerë për t’i zëvendësuar. Ata janë Ryan Gravenberch (Bayern Munchen), Kjell Scherpen (Vitesse) dhe Stefan de Vrij (Inter).

Related posts

(VIDEO) Zhbllokohet sfida në “Etihad Stadium”, shënon Man City

Q.Autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Talenti gjerman tregon klasin me këtë “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Lojtari i Egjiptit në listën e një organizate terroriste

Sadik.Autor

Leave a Comment