Futboll Sport

NGA HISTORIKU, GOLAVARZHI TEK BILANCI/ Ja stastikat e derbit Partizani-Tirana

Partizani dhe Tirana do të përballen sot në derbin e 169-të të kryeqytetit. Dy skuadrat në aventurën e tyre këtë sezon janë respektivisht në vendin e parë dhe të dytë të renditjes. Ja disa nga statistikat e përballjeve të tyre:

NDESHJET – 168 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 69 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 47 fitore. 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI – 226 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 183 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi: Sfidën e fundit e vendosi Skuka në minutën e shtatë të lojës pas një krosi nga e majta.

DIFERENCA – 33 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/ 02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-Tirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 PartizaniTirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0- 0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/ 11/2018 Partizani-Tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/ 19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0-0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 PartizaniTirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/2022 Tirana-Partizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1-2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1

ISH-ët – Engjëll Hoti ishte një nga transferimet më të bujshme të Partizanit në verë, jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe për faktin se kaloi nga Tirana te Partizani. Ndërkohë, një tjetër “ish” i kësaj sfide është Ardit Hila, i cili ishte pjesë e Partizanit sezonin 2018-’19, kur u shpallën kampionë. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, njihet gjithashtu për karrierën e tij te Partizani si futbollist. Gjithashtu zëvendëstrajneri i bardhebluve, Karapici dhe drejtori Osmani, kanë të shkuar si futbollistë me Partizanin.

HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat” e kuq fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Related posts

“ARENA KOMBËTARE” DREJT FUNDIT/ FSHF kërkon të shesë emrin, ja kushtet e vendosura

Delo.autor

Ndeshja MIQËSORE me Jordaninë/ MAVRAJ mbledh grupin dhe flet si KAPITEN

Isa.Autor

Frankfurti shënon golin e parë ndaj Bayern Munchen (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment