Futboll Sport

“OPERACIONI MESSI”/ Projektohet rikthimi në “Camp Nou”, mediat zbulojnë formulën “magjike”

Leo Messi është bashkuar me Argjentinën, një vend ku ndihet ende “mbret”, ndryshe nga Parisi ku tifozët nuk ngurojnë as ta vërshëllejnë. Situata që po “pleshti” po përjeton këtë periudhë te PSG ka bërë që kampioni i botës të stepet në lidhje me të ardhmen.

Pak muaj më parë rinovimi dukej një formalitet, por situata ka ndryshuar shumë kohët e fundit duke bërë që Messi më shumë të jetë larg Parisit në fund të këtij sezoni. Messi do të largohej falas pasi i përfundon kontrata, ndërsa në Spanjë vijojnë të besojnë se ylli argjentinas mund të rikthehet sërish te Barcelona.

Mundo

“Operacioni Messi”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë. E përditshmja pranë klubit blaugrana ka zbuluar se çelësi për të arritur te Messi është dhënia e një roli në klub pasi ta ketë mbyllur me futbollin e luajtur. Kjo formulë mund të bind Leon të rikthehet në “Camp Nou”.

Related posts

“GJIKTHÇKA QË MË MËSOVE DO T’UA KALOJ FËMIJËVE TË MI”/ Ikona e futbollit humbet të atin prej koronavirusit

Delo.autor

KUJTON FINALEN E KIEVIT/ Ironia e Roberto Carlos: Salah nuk do t’i afrohet fare Sergio Ramos

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Belgjikë-Itali në “Allianz Arena”. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment