As

Situata ku ndodhet PSG tërheq shumë edhe vëmendjen e mediave spanjolle: ‘Kafaz i artë”, shkruan AS në faqen e parë duke shtuar se PSG është klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë para këto vite, vetëm Chelsea ka shpenzuar më shumë, por londinezët kanë arritur të fitojnë Champions League. Një temë më vete është edhe e ardhmja e Leo Messi.

Mundo

Mundo Deportivo shkruan se “pleshti” është përpara një vendimi të rëndësishëm katër muaj përpara se t’i skadojë kontrata. “Vendimi i madh”, shkruan Mundo duke shtuar se Messi akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. PSG është zgjedhja e parë, por Laporta dhe të gjithë te Barcelona shpresojnë ende në një rikthim të tij në “Camp Nou”.